Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka shkuar në qytetin e Buchas, ku u raportua për një masakër ndaj civilëve, të kryer nga forcat ruse.

I veshur me jelek antiplumb dhe i rrethuar nga ushtarët ukrainas, Zelenskiy ka folur për televizionin nacional ukrainas nga qyteti i Buchas.

Zelenskiy ka thënë se është shumë e vështirë për Ukrainën të negociojë me Rusinë, pas mizorivë që kreu ushtria ruse në Bucha, shkruan “The Guardian.

Fotografia: Anadolu Agency/Getty Images

Ai tutje ka shtuar se “sa më shumë Rusia e zvarrit procesin e takimeve”, aq më e vështirë bëhet situata.

“Ne e dimë për mijëra të vrarë, të torturuar, të prerë, për gra të dhunuara dhe fëmijë të vrarë”, ka deklaruar sot Zelenskiy.

Bucha gjendet në rrethinën e Kyivit. Nga aty, gjatë fundjavës u shpërndan fotografitë e civilëve me duar të lidhura e të masakruar në një rrugë të qytetit.

Rusia ka mohuar kategorikisht akuzat për krimet e kryera nga ushtria e saj, duke thënë se pamjet e Buchas janë montuar nga Ukraina dhe Perëndimi, edhe pse nuk kanë dhënë ndonjë dëshmi për ato që i kanë deklaruar.

Më poshtë mund të shihni pamjet nga Bucha, të rishpërndara nga Ministria e Mbrojtjes së Ukrainës. Ato më para janë publikuar në media të mëdha botërore.

/TV Malisheva

Share.