Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky është takuar ditën e sotme me kryeministrin e Portugalisë, Antonio Costa., duke e përshkruar takimin “të rëndësishëm dhe kuptimplotë”, shkruan The Guardian.
“Faleminderoj miken tonë Portugalinë për mbështjetjen, për paketën e gjashtë e sanksioneve kundër Rusisë, ndjekjen penale të kriminelëve të luftës, integrimin europian dhe rindërtimin i Ukrainës pas luftës,” tha Zelensky në një mesazh në Twitter.
Costa tha se Portugalia qëndron pa mëdyshje pranë Ukrainës dhe është e përkushtuar të thellojë më tej mbështetjen humanitare, financiare dhe ushtarake.
Kryeministri i Portugalisë António Costa mbërriti në Kiev mëngjesin e sotëm. Costa, i cili ka shërbyer si kryeministër që nga viti 2015, tha: Me emocion dhe respekt vij këtu, në shenjë solidariteti me këtë vend dhe këtë popull, përballë agresionit barbar rus”.
Ai vizitoi gjithashtu edhe qytetin e Irpin duke mbajtur veshur një antiplumb. /abcnews
/TV Malisheva