Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky vizitoi të premten rajonin e Odesës.
I pari i shtetit ukrainas ka vëzhguar për së afërmi ngarkimin e drithit ndërsa eksportet rifillojnë për herë të parë që nga fillimi i pushtimit rus më 24 shkurt.
“Anija e parë, anija e parë është duke u ngarkuar që nga fillimi i luftës”, tha ai.
Lideri ukrainas tha se eksporti i grurit do të fillojë me nisjen e disa anijeve që tashmë ishin të ngarkuara, por nuk mund të largoheshin nga portet ukrainase.
Theksojmë se Rusia dhe Ukraina kishin arritur një marrëveshje për eksportin e grurit, ku ndërmjetësues ishte Turqia dhe Kombet e Bashkuara.
Kujtojmë se një ditë pas arritjes së marrëveshjes rusët sulmua me raketa portet e Odesa, por nuk shkaktuan dëme të mëdha.
Ndryshe, Rusia ka vazhduar edhe sot me sulme duke shkaktuar viktima dhe dëme materiale. /telegrafi
/TV Malisheva