Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky mbrëmë paralajmëroi kombin e tij se java e ardhshme do të jetë vendimtare.

Duke folur në fjalimin e tij të natës, Zelensky tha: “Java e ardhshme nuk do të jetë më pak e rëndësishme se ajo e mëparshme.

Do të jetë po aq e tensionuar dhe akoma më e përgjegjshme. Rusia do të ketë edhe më shumë frikë. Frika nga disfata. Frika se e vërteta do të duhet të të pranohen.”

“Trupat ruse do të nisin operacione edhe më të mëdha në lindje të vendit tonë. Ata mund të përdorin edhe më shumë raketa kundër nesh, edhe më shumë bomba ajrore, por ne po përgatitemi për veprimet e tyre. Ne do të përgjigjemi. Do të jemi edhe më aktivë në furnizimin me armë dhe informimin e njerëzve”.

/TV Malisheva

Share.