Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka folur para mediave gjatë vizitës së tij në Bucha, qytet ky ku forcat ruse kanë kryer masakër mbi civilët.

Pavarësisht se njerëzit kanë vuajtur shumë këtu, Zelensky u tha gazetarëve se banorët po tregojnë zemërgjerësinë e tyre – duke u siguruar që ato kafshë që nuk kanë më pronarët e tyre, të lihen të lira.

“Është një karakteristikë e popullit tonë, trajtoni kafshët ashtu siç do të kishit dëshirë të trajtoni njerëzit”, tha Zelensky.

“Por siç mund ta shihni çfarë i është bërë këtij qyteti modern. Kjo është një karakteristikë e ushtarëve rusë – trajtoni njerëzit më keq se kafshët. Është një gjenocid i vërtetë ajo çfarë keni parë sot”, shtoi presidenti Zelensky.

Presidenti ukrainas ka akuzuar Rusinë “për zvarritje” të bisedimeve për paqe në Turqi, duke shprehur haptazi mllefin se kjo vetëm sa po e vështirëson situatën në terren.

/TV Malisheva

Share.