Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky, në video-fjalimin e mbrëmjes, dje iu drejtua drejtpërdrejt qytetarëve rusë, duke thënë se presidenti i tyre Vladimir Putin me vetëdije po i dërgon ata drejt vdekjes së tyre.

“Autoritetet ruse e dinë shumë mirë se po i dërgojnë qytetarët e tyre në vdekje”, tha Zelensky në gjuhën ruse dhe u bëri thirrje forcave ruse në Ukrainë të dorëzohen.

“Ju do të trajtoheni në një mënyrë të civilizuar… Askush nuk do t’i dijë rrethanat e dorëzimit tuaj. Është më mirë të mos marrësh një letër rekrutimi se sa të vdesësh në një vend të huaj si kriminel lufte. Është më mirë të ikësh nga mobilizimi kriminal se sa të gjymtohesh dhe pastaj të mbash përgjegjësi në gjykatë për pjesëmarrjen në luftën e agresionit,” tha Zelensky disa orë pasi Rusia miratoi një ligj që ashpërsonte dënimet për dezertimin dhe refuzimin për të hyrë në luftime.

Zelensky shtoi se nuk ishte rastësi që mobilizimi i shpallur nga Rusia u quajt menjëherë “mobilizim në varre” nga vetë qytetarët e Rusisë.

“Komandantët rusë nuk kujdesen për jetën e rusëve – ata vetëm duhet të plotësojnë hapësirat boshe të lënë nga të vdekurit, të plagosurit, ata që ikën ose ushtarët rusë që u kapën. Heroizmi dhe guximi i luftëtarëve tanë, përpjekja për pavarësi dhe drejtësi, që bashkoi të gjithë popullin tonë, nuk lënë asnjë dyshim se Ukraina do të mbizotërojë dhe se të gjithë pushtuesit në territorin tonë do të mposhten patjetër”, ka thënë Zelensky../TV Malisheva

Share.