“Trupat ruse kanë lënë mina kudo, në shtëpi, në rrugë, në makina, në dyer. Ata bënë gjithçka për ta bërë sa më të rrezikshëm kthimin në këto zona. Ata kanë bërë përpjekje të mëdha për të vrarë ose gjymtuar sa më shumë nga njerëzit tanë kur u detyruan të tërhiqen nga toka jonë”.
Kështu u shpreh presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, në një video-mesazh, duke folur për qindra mijëra objekte të rrezikshme, mina dhe plumba të pashpërthyer të gjetura në rajonet veriore të vendit.
Sipas presidentit Zelensky shqetësim është edhe një sulm i mundshëm me armë kimike, ndërsa u bën apel liderëve botërorë për reagim
“Shqetësim për një sulm të mundshëm me armë kimike në fazën e re të terrorit. Dua t’u kujtoj liderëve botërorë se përdorimi i mundshëm i armëve kimike nga ushtria ruse tashmë është diskutuar. Dhe në këtë moment do të ishte e nevojshme të reagonim ndaj agresionit rus në një mënyrë shumë më të vështirë, më të ashpër dhe më të shpejtë”, është shprehur Zelensky.
/TV Malisheva