Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, ka folur për shpresën dhe fitoren e kombit të tij gjatë një fjalimi të së dielës së Pashkëve.
Duke folur nga katedralja e lashtë e Shën Sofisë, Zelenskyy tha se festa e madhe sot u jep shpresë të madhe dhe besim të palëkundur se drita do të mposhtë errësirën, e mira do të mposhtë të keqen, jeta do të kapërcejë vdekjen dhe prandaj Ukraina me siguri do të fitojë.
“Zoti dhe drita e shenjtë qiellore janë në anën tonë. Po kalojmë prova shumë të vështira. Le të arrijmë një fund të drejtë në këtë rrugë – fillimi i një jete të lumtur dhe prosperiteti të Ukrainës”, tha ai.
“Në Pashkë, i kërkojmë Zotit hir të madh për të realizuar ëndrrën tonë, kjo është një ditë tjetër e madhe, dita kur paqja e madhe do të vijë në Ukrainë”./TV Malisheva