Presidenti i Ukrainës, Vlodymyr Zelensky sot mbajti një fjalim ku tha se ushtria ruse ka pësuar humbjet e saj më të mëdha në dekada.
Ai më tej pretendoi se 31 grupe taktike të batalioneve ruse tani nuk janë më në gjendje të luftojnë.
Zelensky kërkoi lirimin e menjëhershëm të kryetarit të qytetit Melitopol, pasi dje është raportuar se është rrëmbyer nga forcat ruse, shkruan BBC.
Ai për çështjen e rrëmbimit të kryetarit të Melitopolit tha se ka diskutuar me lirëdër francezë e gjermanë.
Zelensky gjithashtu tha se Ukraina po punon me Komisionin Europian për të përshpejtuar anëtarësimin e saj në BE.
/TV Malisheva