Ministri i Shëndetësisë i Kosovës, Armend Zemaj po qëndron në Luginë të Preshevës për vizitë.

Ai në Bujanoc sapo ka takuar Kryetarin e Këshillit Kombëtar, Ragmi Mustafa, me të cilin ka mbajtur një konferencë, ku është shprehur mbështetja për shqiptarët që jetojnë në atje pjesë.

“Është vlerësim i Qeverisë se kujdesi për shëndetin duhet t’i përfshijë të gjithë shqiptarët kudo që janë.

Insistimi ynë është që kujdesi për këta qytetarë të jetë i vazhdueshëm.

Ne bashkëbiseduam me Mustafën dhe këto biseda do të konkretizohen me veprime të qarta që shqiptarët të ndjehen të sigurt kur ju ofrohen shërbimet edhe nga Qeveria e Beogradit”, ka thënë Zemaj.

“Veç kam filluar të shoh dhe bashkëpunimin rajonal. Kam pasur kontakte direkte për shqiptarët e Luginës.

Do të këmbëngul që shërbimet të ofrohen edhe për shqiptarët dhe të mos ketë dallime”.

Ndërsa kryetari i Këshillit Kombëtarë, Ragmi Mustafa përmes një postimi në Facebook, ka falenderuar Zemajn për vizitën dhe ka treguar se në këtë takim kanë diskutuar për situatën më COVID-19.

“Gjatë takimit bashkëbiseduam për situatën epidemiologjike në Luginën e Preshevës, nevojën për shërbime shëndetësore në kohë të pandemisë me Covid-19 dhe mundësitë për ngritjen e kapaciteteve e infrastrukturës së nevojshme për mbrojtje shëndetësore sekondare”.

“Gjithashtu, diskutuam për trajtimin e pacientëve nga Lugina në institucionet e shëndetësore të Kosovës dhe krijimin e mundësisë së avancimit të mjekëve të Luginës me shkollim specialistik”, ka shkruar ai./Tv Malisheva

Share.