Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka folur rreth situatës me pandeminë COVID-19, si dhe për lirimin e masave në Kosovë.

Në mesin e lehtësimit të masave është përfshirë edhe hapja e aeroportit dhe lejimi i disa fluturimeve. Me këtë rast është rekomanduar edhe testi negativ për Coronavirus.

Mirëpo, Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka thënë se ky test është i rekomandueshëm, mirëpo nuk është obligativ.

“Ju kemi rekomandu qytetarëve që ta bëjnë testin por nuk është obligativ që të hyjnë vetëm me dëshmi të testit”, u shpreh Zemaj.

Derisa Ambasada e Kosovës në Bernë ka njoftuar për vendimin e Qeverisë së Kosovës që të bëhet rihapja e aeroportit.

Në faqen e kësaj Ambasade, bëhet e ditur se aeroporti do të funksionojë me linja të rregullta ajrore që nga data 28 qershor.

Gjithashtu, bëhet e ditur se të gjithë udhëtarët që hyjnë në Kosovë, rekomandohen të kenë testin negativ për koronavirus, jo më të vjetër se katër ditë.

“Qeveria e Republikës së Kosovës ka marrë vendim për rihapjen e Aeroportit Ndërkombëtar „Adem Jashari“ . Aeroporti do të fillojë të funksionoj me linja të rregullta ajror nga data 28 .06. 2020. Të gjithë udhëtarët që hynë në territorin e Republikës së Kosovës rekomandohen të kenë testin RT-PCR negativ, jo më të vjetër se katër ditë”, thuhet në njoftim./ Tv Malisheva

Share.