Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj ka përzgjedhur shkollën “Lidhja e Prizrenit” në Deçan për të përçuar mesazhin te prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit para fillimit të vitit të ri shkollor nesër në Kosovë.

Ai me këtë rast ka përkujtuar rëndësinë e madhe që ka përmbajtja e rekomandimeve të institucioneve shëndetësore për parandalimin e koronavirusit në mjediset shkollore, në mënyrë që procesi mësimor të mos ndërpritet.

“Respektimi i këtyre rregullave, do të sjell vit të suksesit edhe në mësim-nxënie, edhe për shëndetin e nxënësve, për ne si prind dhe për arsimtarët. COVID-19 tashmë është mes nesh, duhet të kemi kujdes, duke iu përmbajtur rekomandimeve, ne duhet të vazhdojmë me sukses mësimin në shkolla, të fitojmë edhe betejën kundër virusit e gjithsesi edhe betejën për dije:, ka shkruar Zemaj në Facebook.

Postimi i plotë:

Nesër është ditë shumë e rëndësishme për më të dashurit tanë, nxënësit. Po fillon Viti i ri shkollor. Nga këtu, nga shkolla “Lidhja e Prizrenit” në Deçan, ku unë fillova ditën e parë të shkollës, kërkoj nga Ju, ta shtoni kujdesin për nxënësit, fëmijët tuaj edhe në këtë fazë të ndjeshme.

Ju lus që t’i inkurajoni ata për kujdes të shtuar gjatë shkuarjes dhe ardhjes nga shkolla dhe vazhdimisht, të respektojnë rregullat për pengimin dhe luftimin e pandemisë.

Respektimi i këtyre rregullave, do të sjell vit të suksesit edhe në mësim- nxënie, edhe për shëndetin e nxënësve, për ne si prind dhe për arsimtarët.

COVID-19 tashmë është mes nesh, duhet të kemi kujdes, duke iu përmbajtur rekomandimeve, ne duhet të vazhdojmë me sukses mësimin në shkolla, të fitojmë edhe betejën kundër virusit e gjithsesi edhe betejën për dije.

Mësimdhënës të çmuar, prindër dhe nxënës të dashur, urime fillimi i Vitit të ri shkollor! Bashkë mund t’ia dalim! Vendose maskën! Mbaje higjienën! Ruaje distancën!

Share.