Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka takuar sot kryetarin e Suharekës Bali Muharremaj, ku temë kishin menaxhimin e pandemisë COVID-19 dhe bashkëpunimin e mëtejm me këtë komunë.

Zemaj derisa ka njoftuar për takimin, ka treguar edhe se është biseduar për projektin “Shëpia e të Moshuarve” projekt ky që është në ndërtim e sipër.

“Mëmgjesin e sotëm bashkë me kryetarin e Suharekës, z. Bali Muharremaj, biseduam për menaxhimin e pandemisë Covid-19, si dhe për bashkëpunimin e mëtejm me këtë komunë. MSh-ja është duke vazhduar me fuqizimin dhe shtimin e kapaciteteve të saj, si në aspektin e kuadrit mjekësor, ashtu edhe të mbikëqyrjes së zbatimit të masave parandaluese të përhapjes së virusit. Andaj në kuadër të këtyre angazhimeve, edhe më tej do të vazhdojmë të ofrojmë mbështetje për Kujdesin Parësor Shëndetësor në Suharekë si dhe do t`u përgjigjemi pozitivisht të gjitha kërkesave që do të parashtrohen nga kjo komunë. Biseduam edhe për projektin “Shtëpia e të Moshuarve” që aktualisht është në ndërtim e sipër në Suharekë”, ka shkruar Zemaj.

Tutje, ai ka thënë edhe se do të angazhojnë personelin mjekësor dhe se aty do të ofrohen shërbime shëndetësore për të moshuarit.

“Ne do të përkujdesemi të angazhojmë personel mjekësor dhe aty do të ofrohen shërbime shëndetësore për të moshuarit. Falënderoj z. Muharremajn për gatishmërinë për bashkëpunim duke qenë vazhdimisht në koordinim me MSh-në”, ka shkruar ministri Zemaj. /TV Malisheva

Share.