Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka vizituar Spitalin e Përgjithshëm “Isa Grezda” të Gjakovës.

Vetëm një ditë pasi pati pretendime se situata në këtë institucion ka dalë situata jashtë kontrollit dhe debatit për numrin e vdekjeve, aty ka shkuar Zemaj.

Ministri i Shëndetësisë ka qëndruar në takim me drejtuesit e këtij spitali për më pak se një orë.

Mirëpo, përkundër ftesës që iu është dërguar mediave, ato nuk janë lejuar të marrin as pamje në takim.

Pas takimit, ndryshe nga herët e tjera, kur pas këtyre vizitave janë kumtuar edhe rezultatet ditore me Covid-19, Zemaj nuk ka pranuar të prononcohet për media dhe të tregojë arsyen e vizitës në Spitalin e Përgjithshëm “Isa Grezda” të Gjakovës./Tv Malisheva

Share.