Pas tërmetit të fuqishëm që goditi Shqipërinë, ka reaguar edhe këngëtarja me origjinë shqiptare Rita Ora.

Ajo ka postuar në profilin e saj një foto të flamurit shqiptar me shkrimin:”Lutuni për Shqipërinë. Zemra ime është me të gjithë të prekurit nga tërmeti.”

Këngëtarja ka shfaqur mbështetjen e saj për ngjarjen e rëndë të ndodhur në orët e mëngjesit me pasojë vdekjen e 17 personave dhe lëndimin e mbi 600 të tjerëve.

Qytetet më të prekura nga tërmeti janë Tirana, Durrësi dhe Lezha, ku shumë banesa janë kthyer në gërmadha e shumë qytetarë do e kalojnë natën nëpër çadra.

Share.