Zendaya bëri një paraqitje të paharrueshme në tapetin e kuq të “Oscars 2021”.
Aktorja e “Euphoria”, 24 vjeçe, e cila ishte nikoqire në ceremoninë e “Oscars” të dielën mbrëma, mahniti me dukjen në fustanin e verdhë.
Zendaya Maree Stoermer Coleman (emri i vërtetë) befasoi fansat me fustanin e markës ‘Valentino’, duke shfaqur kështu një nga trendët më të mëdha të mbrëmjes.
Aktorja kompletoi pamjen me mbi 183 karat argjendtë me diamante Bulgari nga koleksioni i ri i markës Magnifica, që u prezantua këtë verë. Bizhuteritë, me vlerë mbi gjashtë milionë dollarë, përfshinin një gjerdan karficë, unazë diamanti 30 karat, një unazë masive diamanti me prerje smeraldi dhe vathë po ashtu diamanti.
“Ndihma për aktoren të zbukurohet me fustanin dhe diamantet më joshëse krijon një partneritet të shkëlqyeshëm”, thotë stilisti i Zendaya, Law Roach.
Meqenëse, të gjithë sytë ishin drejt bizhuterive dhe fustanit, grimerja Sheika Daley u mundua t’i jepte aktores një pamje më të freskët.
Pas ceremonisë, shumë njerëz e krahasuan këtë veshje me të aktores amerikane, Cher. /TV Malisheva