Sot në kuvendin komunal u mbajt mbledhja e parë e rregullt e Komitetit për Komunitete për vitin 2022.

Kyesuesi i Kuvendit Komunal, Argjend Thaçi i njoftoi anëtarët me procedurat për zgjedhjen e kryesuesit të komitetit dhe  detyrat e punës.

Me pas me, vota unanime të anëtarëve të komitetit Kryesues i Komitetit për Komunitete u zgjodhë, Amrush Helshani, me mandat katër vjeçarë.

Ai para anëtarëve u zotua se do të angazhohet dhe do të jetë bashkëpunues, që të punojnë bashkarisht për hartimin e planit të punës, si dhe sa më mirë t’i plotësojnë kërkesat dhe nevojat e komuniteteve që jetojnë në komunën tonë, por edhe të komunitetit shumicë.

Në këtë takim asistuan edhe përfaqësues nga OSBE-ja./TV Malisheva

Share.