Kjo supë kremoze dimërore përgatitet shumë shpejt
Përbërësit:
– 400 g gështenja;
– 40 g presh;
– 40 g patate;
– 40 g selino;
– 40 g rrënjë majdanozi;
– kripë;
– piper;
– vaj ulliri;
– krem për zierje.
Përgatitja:
Preshin, selinon dhe majdanozin fërgoni në pak vaj ulliri.
Shtoni gështenjat e qëruara, qitni ujë dhe zieni 30 minuta.
Nga gjysma e zierjes shtoni pataten e qëruar dhe erëzat.
Kur të jetë supa e gatshme, kullojeni dhe shtoni kremin për zierje.
Shërbejeni me bukë të thekur dhe gështenja të ziera. /TV Malisheva