Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar të dhënat për pjesëmarrjen në zgjedhjet e pjesshme lokale.
Deri në orën 15:00, rezulton se në total kanë votuar 24.66% të qytetarëve që kishin të drejtë vote në këto zgjedhje të pjesshme.
Në vendin e parë qëndron Dibra me 35.13%, ndërsa e dyta vjen Vora me 31.89%.
Më pas vjen Lushnja me 28.67%, ndërsa në Rrogozhinë 27%. Ende Shkodra e Durrësi janë të fundit, me përkatësisht 21.79% dhe 20.36%./tch