Ka nisur mbledhja e Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) për ankimimet e bëra nga partitë për zgjedhjet e 25 Prillit, transmeton TV Malisheva.

Ankimimet po shqyrtohen në bazë të qarqeve.

Qarku Gjirokastër është zona e parë zgjedhore që po shqyrtohet nga KAS-i.

Në këtë qark ka tre ankimime: PD, LSI dhe kandidati i pavarur i Vetëvendosjes, Kreshnik Merxhani. Që të tre kanë kërkuar pavlefshmëri të rezultatit në këtë zonë zgjedhore, shkruan A2.

Share.