Deputeti i AAK-së, Muharrem Nitaj po thotë se partia në të cilën ai bënë pjesë, po del dyfish më e rritur në sondazhet e fundit, raporton Express.

Përmes një shkrimi në Facebook, Nitaj ka thënë se sondazhet po e qesin AAK-në e rritur dyfish, derisa, shton se janë bërë konkurrent serioz për fitues.

I njejti ka kritikuar edhe të tjerët, që nuk tregon se cilët janë ata, që pa pritë e pa kujtuar sipas Nitajt e kanë marrë bajrakun e fitores.

Ja postimi:

Une mrekullohem me modestine qe e ka AAK-ja. Krejt sondazhet, tonat e te kundershtareve, e qesin te jete rritur me shume se dyfish, duke u bere konkurrent serioz per fituese, e ne flasim sa pak per kete pune. Shumica nga te tjeret, “pa prite pa kujtu” veç e kan marre bajrakun e fitores!

Share.