Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve tash e ca kohë ka nisur përgatitjet për zgjedhjet e parakohshme në vend që mbahen më 6 tetor.
Përgatitjet paraprake, që mbarëvajtja e këtij procesi të jetë në nivel, po i kushtojnë shuma të majme parash KQZ-së, shkruan lajmi.net.
220 mijë e 883 euro janë paraparë që të shpenzohen nga KQZ-ja vetëm për informim të publikut për zgjedhje të jashtëzakonshme.
Kontrata, sipas kriterit të çmimit më të ulët të ofertuesit i është dhënë kompanisë, “Trigger”, me seli në Prishtinë.
Shumë e përgjithshme e kontratës është 216 mijë e 706 euro.
Kujtojmë se Qeveria e Kosovës kishte ndarë afër 6 milionë euro për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme në Kosovë.
Zgjedhjet e parakohshme u shpallën pas dorëheqjes së kryeministrit Haradinaj.