Me afrimin e zgjedhjeve nacionale, Komuna e Malishevës ka intensifikuar punimet në fshatra
Në fshtatin Bubavec të Komunës së Malishevës janë asfaltuar disa rrugë Brenda lagjeve në fshatin. Po ashtu edhe në fshatin Panorc ka filluar hapja dhe zgjerimi I rrjetit të kanalizimit për një pjesë të fshatit.Ky zgjerim i rrjetit të kanalizimit realizohet në kuadër të projekteve kapitale në teritorin e komunës së Malishevës të planifikuara gjatë vitit 2019. Punimin e këtyre punëve e kanë parë nga afër nëkryetari i komunës Hajdin Berisha dhe drejtori I Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim , Valon Gashi ,
Investimi në infrastructure , është i domosdoshëm, pasi edhe vendbanimet në përgjithësi janë zgjeruar dhe është rritur numri i shtëpive, prandaj edhe po investojmë në rregullimin dhe krijimin e infrastrukturës në të gjitha vendbanimet, pasi kjo është nevojë e kohës”, tha nënkryetari Berisha, i cili uroi banorët për investim me rëndësi për këtë pjesë të fshatit. “Krijimi i kushteve më të mira për jetesë, është një obligim i institucioneve dhe besoj që në mënyrën më të mirë të mundshme, jemi duke e realizuar”, tha nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha.

Share.