Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, bashkë me ambasadoren e Francës në Kosovë, Marie Christine – Butel, e kanë vizituar pikën kufitare në Merdare.

Përmes një postimi në Twitter, Rohde ka thënë që ka vërejtur një bashkëpunim të mirë mes autoriteteve të Kosovës dhe të Serbisë për t’ua mundësuar votuesve serb të shkojnë për të votuar atje.

“Kemi parë një bashkëpunim të mirë nga të dyja anët. Po ashtu Kosova kishte vepruar siç kishte premtuar duke rritur personelin në pikat përkatëse kufitare duke mundësuar që në mënyrë të qetë votuesit të shkojnë të votojnë atje”, ka shkruar ai.

Share.