Në ora 19.00 qendrat e votimit në të gjithë Kroacinë janë mbyllur. Të tre televizionet kombëtare janë duke publikuar rezultatet e sondazheve të daljeve.

Sipas sondazhit të Ipsos Puls për HRT, RTL dhe Nova TV, në raundin e dytë të zgjedhjeve për president të Kroacisë prin Zoran Milanoviq me 53.22 për qind, ndërsa Kolinda Grabar-Kitaroviq ka marrë 46.78 për qind të votave.

Sondazhi u krye nga agjencia Ipsos Puls dhe rezultati i tij nuk përfshin votat e diasporës.

Është kryer në një mostër prej 10,000 votuesve, me një gabim statistikor prej 1.3 për qind.

Rezultatet e para jo të plota të zgjedhjeve do të publikohen sonte pas orës 20.00 nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve.

Ndryshe, më shumë se 1.5 milion votues dolën në raundin e dytë për zgjedhjet presidenciale në Kroaci ose 43.52 për qind.

Share.