Me fillim nga ora 17:00 do të zhvillohet ndeshja mes kampionit francez Lille dhe skuadrës së Brest, e vlefshme kjo për xhiron e 22 të Ligës 1 të Francës.

Në xhiron e fundit, Lille shënoi fitore me rezultat 3:1 kundër Lorient, kurse Brest u mposht me rezultat 2:0 nga PSG.

Momentalisht, pas 21 ndeshjeve të zhvilluara në ligën franceze, skuadra e Lille zë vendin e tetë në tabelë me 32 pikë, krahas kundërshtarit të sotëm Brest që renditet në vendin e 13 me 25 pikë.

Sa i përket ndeshjes së sotme, ishte përfolur qe te kampioni francez do të debutonte transferimi më i ri, sulmuesi Edon Zhegrova, por trajneri i Lille ka vendosur që Zhegrova ta fillojë ndeshjen nga banka rezervë.

Formacionet zyrtare të Lille dhe Brest i gjeni më poshtë.

Brest (4-4-2): Bizot; Pierre-Gabriel, Chardonnet, Brassier, Duverne; Faivre, Magnetti, Lasne, Honorat; Le Douaron, Mounie

Lille (4-4-2): Grbic; Mandava, Botman, Fonte, Djalo; Bamba, Sanches, Andre, Weah; Yilmaz, David./TV Malisheva

Share.