Të paktën 10 autobusë me protestues nga Serbia po raportohet se kanë arritur në Mitrovicën e Veriut për të protestuar, raporton Kossev.

Sipas këtij mediumi lokal, autobusët me targa RKS, KM, CA dhe BG kanë arritur nga drejtimi i Zveçanit.

Protestat e serbëve në Mitrovicë të Veriut dhe në Graçanicë janë organizuar për të kundërshtuar mosmbajtjen e zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë./TV Malisheva

Share.