Ndërron jetë edhe një person i prekur me koronavirus në Kosovë. Sipas mediave vendase, i ndjeri ishte vëllai i kryetarit të Rahovecit, Smajl Latifi, shkruan lajmi.net.

Këtë e ka bërë të ditur anëtari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Muharrem Nitaj në një postim në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook.

Njoftimi i plotë i Nitajt, pa ndërhyrje:

Veç lajme të hidhura po marrim. Sapo më njoftoi Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, që i paska nderru jete vellai i madh, Ademi. Ka qene i prekur me covid 19.

Jam pjese e dhimbjes dhe e merzise se tyre!

Kolegut Smajl Latifi, Familjes dhe miqeve, ngushellime!.

Share.