Zinedine Zidane thuhet se e ka bërë prioritet transferimin e Paul Pogbas dhe Erling Haaland.
Trajneri francez dëshiron të përforcojë mesfushën dhe sulmin për sezonin e ri, e bashkëkombësi i tij me norvegjezin janë në listën e dëshirave.
Fituesi i Kupës së Botës ka bërë të ditur se do të largohet në verë nga Manchester Unitedi, e të njëjtën gjë thuhet se do ta bëjë edhe Haaland te Borussia Dortmundi.
Pogba është në bisedime edhe me Juventusi, derisa besohet se mund të rikthehet në Allianz Stadium.
Mirëpo, Zidane po tenton që t’i bind të dy lojtarët të kalojnë në Santiago Bernabeu, gjersa shuma e transferimit mund t’i kalojë 200 milionë euro.
Pogba shihet si zëvëvendësues i Luka Modricit, ndërsa Haaland do të largojë nga froni Karim Benzeman. /Tv Malisheva