Trajneri i Real Madrid, Zinedine Zidane, ka dhënë një lajm mjaft të keq për kombëtaren e Belgjikës, lidhur me Eden Hazard.

Kombëtarja e Belgjikës do të luajë ndeshjet e radhës në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020, gjatë muajit shtator, por në këto ndeshje, ata nuk do të mund të llogarisin në shërbimet e Eden Hazard.

Hazard nuk ka bërë akoma debutimin e tij në La Liga me Real Madrid, pasi ka pësuar një lëndim para fillimit të sezonit.

Lidhur me situatën e lojtarit ka folur edhe Zinedine Zidane, i cili ka insistuar se lojtari nuk duhet paraqitet me kombëtaren, pasi gjendja e tij nuk është si duhet.

“Ai mund të udhëtojë me skuadrën belge, ai mund të kontrollohet nga doktorët e kombëtares, por ai nuk është i gatshëm” ka thënë Zidane, transmeton lajmi.net.

Hazard është bartësi i lojës tek Belgjika, së bashku me Kevin de Bruyne, dhe mungesa e tij pritet të jetë e vërejtur në këto ndeshje.

Share.