Real Madridi mbrëmë shënoi edhe fitoren e radhës në La Liga, duke fituar përballë Getafes, 2-0.
Ky triumf i afroi madrilenët vetëm pesë pikë afër rivalit lokal, Atletico, por me “Los Colchoneros”, që gjithashtu kanë dy ndeshje më pak të zhvilluara.
Pas ndeshjes, tekniku francez, Zinedine Zidane komentoi lojën në përgjithësi dhe aktivizimin e Iscos në veçanti, duke thënë se arsyeja pse e aktivizoi spanjollin vetëm për një çere ore lojë, është fakti se ai nuk ishte i gatshëm
“Isco nuk mund të niste. Ai ka stërvitur vetëm një herë me skuadrën. Për këtë arsye i kam dhënë vetëm 15 minuta. Kjo është e gjitha”, tha ndër të tjera Zidane.