Zinedine Zidane e ka pranuar se skuadra e tij Real Madrid nuk luajti mirë pasi i mungoi intensiteti në humbjen turpëruese 3:0 kundër Paris Saint-Germainit në Ligën e Kampionëve.

Angel Di Maria me dy gola dhe Meunier me një gol i siguruar PSG-së – e cila luajti pa treshen sulmuese Neymar, Kylian Mbappe dhe Edinson Cavani – një fitore bindëse kundër Real Madridin në ndeshjen e tyre hapëse në Grupin A në Ligën e Kampionëve, raporton Gazeta Express.

Duke folur pas ndeshjes në Paris, Zidane tha se djelmoshat e tij nuk e kryen detyrën që iu ishte kërkuar.

“I shënuam dy gola që na u anuluan. Por kjo është pak. Ne nuk e kryem detyrën”, tha Zidane.

Reali nuk e pati asnjë goditje brenda kornizës së portës të Keylor Navas, por shënoi dy gola që iu anuluan me ndihmën e VAR-it duke u vlerësuar si të parregullta.

“Na mungoi shumë intensiteti. Kemi humbu shumë duele dhe kjo t’i komplikon gjërat”, shtoi ai.

Share.