Duket sikur nuk mbarojnë vatrat e reja të zjarrit në Shqipëri, dhe tashmë është interesuar edhe një nga zonat më të njohur të trashëgimisë kombëtare.
Një zjarr është shfaqur dje në Kalanë e Beratit. Zjarri ka rënë në kurorën me pisha, disa metra poshtë Tabes së Kalasë.
Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta të Repartit Zjarrfikës të qytetit, që fatmirësisht në një kohë të shkurtër kanë mundur të vënë nën kontroll flakët, duke mos lejuar përhapjen e tij të mëtejshme.
Burimet nga zjarrfikësit në vendngjarje kanë hedhur dyshimet për një zjarrvënie të qëllimshme, ndërkohë që po punohet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të zjarrit në një zonë shumë të frekuentuar nga turistët./A2/TV Malisheva