Kisha Kopte e Egjiptit njoftoi se të paktën 41 njerëz u vranë dhe të paktën 14 u plagosën në një zjarr në një kishë në Kajro sot.

Është raportuar se zjarri përfshiu kishën Abu Sefein në lagjen me popullsi të dendur të Imbaba.

Ende nuk dihet shkaku i zjarrit. Policia tha se nga hetimet fillestare ka rezultuar se zjarri mund të jetë shkaktuar nga një qark i shkurtër në instalimet elektrike.

Në vendngjarje janë nisur 15 makina zjarrfikëse për shuarjen e zjarrit, ndërsa autoambulancat kanë transportuar të plagosurit në spitalet e afërta.

Në deklaratë thuhet se zjarri ka rënë gjatë liturgjisë mëngjesin e së dielës.

Të krishterët koptë përbëjnë rreth 10 për qind të popullsisë kryesisht myslimane të Egjiptit../TV Malisheva 

Share.