Një biznes në rrugën e Elbasanit në Tiranë, sot është përfshirë nga flakët, ndërsa një grua dhe një fëmijë janë dërguan në spital për kontroll.

Tymi ka shkaktuar shqetësime te banorët e zonës.

Në vendngjarje ndodhen dy autobote zjarrfikëse, të cilat po mundohen të vënë situatën nën kontroll, shkruan Topchanel Zjarri është shkaktuar fillimisht në panelin elektrik të pallatit, e më pas ka nisur të përhapet.

Nuk dihen ende dëmet që janë shkaktuar pasi flakët vijojnë.

“Më datë 31.12.2022, rreth orën 07:50, në Rrugën e Elbasanit, në një pallat ka marrë flakë paneli elektrik i pallatit. Si pasojë kanë pasur probleme me frymëmarrjen një shtetase dhe një i mitur, të cilët kanë marrë ndihmën njekësore në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”, ka informuar Policia.

/TV Malisheva

Share.