Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se ekipet e zjarrfikësve janë duke u kujdesur që të shuajnë zjarret e ndezura në fusha dhe zona të ndryshme të kryeqytetit.
I pari i kryeqytetit u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos e ndezin barin e thatë, të mos djegin hamulloret, pasi në këtë mënyrë rrezikohen jetët dhe mund të digjen shtëpi.
Postimi i tij:
“Punë të palodhshme janë duke bërë Brigada e Zjarrfikësve-Prishtinë bashkë me Drejtorinë për Siguri dhe Emergjenca me në krye drejtorin, Lulzim Fushtica, duke u kujdesur që të shuajnë zjarret e ndezura në fusha në zona të ndryshme të Kryeqytetit.
Ju lutemi qytetarë të keni kujdes, MOS E NDEZNI BARIN E THATË, MOS I DIGJNI HAMULLORET sepse rrezikoni jetë, rrezikoni gjallesat në natyrë, mund të digjni shtëpi”, ka thënë Rama.
/TV Malisheva