Zjarri ende po vazhdon në depon e naftës në Belgorod të Ukrainës, për të cilin Moska thotë se u shkaktua nga një sulm ajror nga dy helikopterë ukrainas.

Zjarrfikësit po punojnë ende për të shuar zjarrin, i cili ka nisur mëngjesin e sotëm. Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës as nuk do të konfirmojë dhe as mohojë se qëndron pas sulmit.

Belgorod është vetëm përtej kufirit nga qyteti i dytë i Ukrainës, Kharkiv.

Pamjet e verifikuara të kamerave të sigurisë nga depoja, tregojnë dy helikopterë që fluturojnë ulët duke lëshuar raketa, të ndjekur nga shpërthime të mëdha.

Kremlini tha se sulmi nuk krijoi “kushte të rehatshme” për bisedimet e paqes.

/TV Malisheva

Share.