Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Veton Zogaj, ka thënë se kandidati për kryetar të Komunës nga partia e tij, ka bërë punë të jashtëzakonshme në Kuvendin Komunal sa ka qenë asamblist, shkruan TV Malisheva.

Zogaj ka thënë se Alban Krasniqi ka qenë asamblisti më I zëshëm, më konstruktiv dhe zë i qytetarëve të Malishevës.

“Albani ka bërë punë të jashtëzakonshme, sidomos në kohën e fundit, ai ka qenë asamblisti më i zëshëm i Kuvendit Komunal, më konstruktiv, ka qenë zëri i qytetarëvëe anekënd Malishevës, pa pasur interesa të ngushta partiake dhe klienteliste”, ka thënë Zogaj.

Përndryshe Zogaj është edhe kandidat për asamblenë komunale nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje si dhe bartës i listës së kësaj partie. /TV Malisheva

Emisioni i plotë:

Share.