Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Veton Zogaj, ka thënë se kandidati për kryetar nga kjo parti, Alban Krasniqi, ka shtyrë shumë projëkte drejt realizimit për qytetarët edhe pa qenë kryetar komune, shkruan TV Malisheva.
Ai ka thënë se Krasniqi e ka guximin, bagazhin politk, intelektual e moral dhe kandidat kredibil.
“Alban Krasniqi e ka bagazhin guximin, bagazhin politik, intelektual, moral dhe është kandidat kredibil i cili ka shtyer përpara shumë procese të rëndësishme për qytetarët, pa qenë në pozicionin vendimmarrës, pa qenë kryetar komune, në rolin e një aktivisti të shoqërisë civile”, ka thënë Zogaj.
Përndryshe Zogaj është edhe kandidat për asamblenë komunale nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje si dhe bartës i listës së kësaj partie. /TV Malisheva
Emisioni i plotë: