Profesori Ilaz Zogaj, ka treguar për kufinjtë e regjionit të Llapushës, teksa ka thënë se kësaj zone i përfshihet edhe fshati Zatriq i Rahovecit dhe dy fshatrat e Suharekës, Duhla dhe Bllaca, shkruan TV Malisheva.

“Llapusha shtrihet në pjesën perëndimore të pjesës qendrore të Kosovës, merret si kufi lumin Klina, mandej hekurudha që shkon Klinë-Drenas, në pjesën lindore kufizohet me Malin Kasmaq, me malet e Drenicës dhe malet e Carralevës, në jug rruga që shkon Prizren-Prishtinë, në perëndim malet e Zatriqit dhe malet e Shkozës”, ka thënë ai.

Në këtë regjion bëjnë pjesë dy komunat me fshatrat e tyre, Malisheva dhe Klina. /TV Malisheva

Share.