Analisti politik Petrit Zogaj ka reaguar pas shumë kritikave në drejtim të kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, pasi ky i fundit dha një deklaratë ku tha se “veriu i Kosovës ndër vite është bërë tokë e askujt”.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Zogaj u shpreh se “që prej largimit nga skena politike e Thaçit dhe Veselit, Kurti e Osmani kanë qenë në kërkim aktiv të një kundërshari politik”.

Sipas Zogaj, kryeministri Kurti e presidentja Osmani e zgjodhën Edi Ramën si targetin më të përshtatshëm për një armik të fortë.

/TV Malisheva

 

Share.