Nënkryetari i Prishtinës, Alban Zogaj, ka thënë se Kuvendet Komunale nuk kanë të drejt që të falin borxhet e tatimit në prone.

Ai në një konferencë për media tha se falja e borxheve nuk mund ta bëhet për shkak se tatimi në pronë është obligim që rrjedh nga ligji për tatim në pronë dhe si rezultat vetëm Kuvendi i Kosovës e ka të drejtën që të fal obligimet që dalin nga ky ligj.

“Propozimi i ministrit Murati  për falje të tatimit në pronë  për vitin 2023 dhe sidomos thirrja e grupeve komunale të VV-së për të votuar falje të tatimit në pronë në kuvendet komunale është totalisht qesharake dhe amatorizëm politikë dhe ekonomik. Kuvendet Komunale nuk kanë të drejt që të falin borxhe sepse tatimi në pronë është obligim që rrjedh nga ligji për tatim në pronë i votuar në Kuvendin e Kosovës dhe si rezultat vetëm Kuvendi i Kosovës e ka atë drejtë që të fal obligimet që dalin nga ky ligj”, tha ai.

/TV Malisheva

Share.