Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Veton Zogaj, ka thënë se kjo parti ka një bazë të mirëfilltë organizative me aktivistë të ndërgjegjshëm dhe të përgjegjshëm, shkruan TV Malisheva.
Ai ka thënë se këta aktivistë kanë bërë punë të jashtëzakonshme dhe gjatë gjithë kësaj kohe kanë qenë pranë qytetarëve, ku sipas tij, kanë identifikuar probleme të cilat janë trajtuar në vazhdimësi.
“LVV prej kohës kur vepron si subjekt politik, ka një bazë të mirëfilltë organizative dhe strukturë organizative në tërë territorin e Komunës së Malishevës, ka aktivistë të ndërgjegjshëm dhe të përgjegjshëm, aktivistë konsistentë të cilët kanë bërë punë të jashtëzakonshme dhe gjatë gjithë kësaj kohe kanë qenë pranë qytetarëve, kanë identifikuar probleme dhe natyrisht se këto probleme ne i kemi trajtuar në vazhdimësi”, ka thënë Zogaj.
Ai ka shtuar se lista e kandidatëve për asamble nga kjo parti ka profesionistë të dëshmuar, intelektualë, pensionistë e të rinj, të cilët janë të gatshëm të kontribojnë për qytetarët e Komunës së Malishevës.
“Lista fituese e LVV ka profesionistë të dëshmuar, ka intelektualë të dëshmuar, pensionistë, të rinj e të reja të cilët janë të gatshëm të marrin përgjegjësi dhe të shtyjnë përpara projekte të rëndësishme të Komunës së Malishëvës”, ka thënë ai.
Përndryshe Zogaj është edhe kandidat për asamblenë komunale nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje si dhe bartës i listës së kësaj partie. /TV Malisheva
Emisioni i plotë: