Si pasojë e shpërthimit të coronavirusit dhe detyrimit të njerëzve të qëndrojnë mbyllur në shtëpi, aplikacioni për videokonferenca Zoom është popullarizuar në masë shumë të madhe.
Megjithëse iu ka mundësuar shumë njerëzve që të kontaktojnë në të njëjtën kohë së bashku, është kthyer edhe në makth sa i përket sigurisë dhe privatësisë.
Në bazë të një raporti, është bërë e ditur se Zoom e ka një hapësirë në sitemin e sigurisë, që iu mundëson hakerëve të vjedhin fjalëkalimet e Windows, nga përdoruesit tjerë.
Problemi qëndron në mënyrën se si biseda në Zoom i trajton linqet, pasi i konverton portat e rrjeteve të Windows UNC, në lidhje të klikueshme.
Nëse një përdorues klikon në një link të tillë, Windows do të zbulojë emrin e përdoruesit të Windows-it dhe fjalëkalimin.
Më e mira është se fjalëkalimi, është i mbuluar, por e keqja është se është në shumë e thjeshtë ta zbulohet duke përdorur mjete për rimarrjen e fjalëkalimit siç është Hashcat.
Lëshimi në sistemin e sigurisë, fillimisht është menduar se ngjanë te vetëm disa përdorues, por ekspertët kanë gjetur se është problem i përgjithshëm.
Ky nuk duket të jetë problemi i vetëm në Zoom, që është popullarizuar në masë të madhe brenda një kohe të shkurtër, derisa sistemi i sigurisë nuk e kishte kapacitetin e duhur, duke bërë që të jetë pre e shumë sulmeve kibernetike. / Tv Malisheva