Shefi i rrjetit social Facebook i është kundërpërgjigjur informatores Frances Haugen, duke thënë se dëshmia e saj se kompania mendon më shumë për përfitimet sesa për sigurinë e përdoruesve është e pavërtetë.

Me këtë themeluesi i rrjetit social i është kundërpërgjigjur dëshmisë bujëmadhe të Haugenit para senatorëve amerikanë të martën.

Ajo ka thënë se Facebooku mendon më shumë për shumat astronomike të parave sesa për përdoruesit.

Zuckerbergu është kundërpërgjigjur duke thënë se pika kyç e këtyre akuzave është ideja se kompania ka prioritet paratë para sigurisë.

Ai ka theksuar se është e palogjikshme dëshmia e saj që Facebooku me qëllim përkrah përmbajtjen që nxit reagimin e njerëzve.

Ka shtuar se rrjeti social fiton para nga reklamat, por të cilat nuk vendosen pranë përmbajtjes së dëmshme.

Në një dëshmi të gjatë para senatorëve amerikanë, Haugen ka thënë se Facebooku ka dështuar që të veprojë ndaj hulumtimeve se aplikacioni Instagram është duke dëmtuar shëndetin mendor të adoleshentëve.

Edhe këtë akuzë Zuckerbergu e ka mohuar, duke e cilësuar si të palogjikshme. /TV Malisheva

Share.