Tanimë është bërë zyrtare nga vetë klubi që mesfushori shqiptar, Kristjan Asllani, ka nënshkruar me gjigantin italian, Inter.

Po ashtu, lajmin në fjalë e ka konfirmuar tashmë ish-klubi i tij, Empoli, i cili lëshoi një deklaratë në faqen kryesore, duke treguar se mesfushori shqiptar është shitur te Interi në formë huazimi, i cili do të bëhet një detyrim nëse plotësohen disa kushte sportive nga lojtari.

Paga e Asllanit nuk është treguar zyrtarisht nga klubi, por është raportuar në mediat italiane se ylli shqiptar do të përfitojë rreth 1.2 milionë euro neto në sezon duke përfshirë shtesat.

Asllani bëri debutimin e tij në Serie A me skuadrën e Empolit sezonin e kaluar duke u paraqitur 23 herë në ligën italiane dhe duke shënuar regjistruar një gol e një asistim.

Asllani bëhet lojtari i tretë shqiptar në histori që është transferuar te Interi, pas Sllave Llaambi dhe Rey Manaj.

Megjithatë, ai mund të bëhet lojtari i dytë shqiptar që ka luajtur një ndeshje konkurruese për Interin, pas Rey Manajt që mori pjesë në 6 ndeshje për klubin.

/TV Malisheva

Share.