Chelsea ka kompletuar transferimin e qendërmbrojtësit Kalidou Koulibaly nga Napoli.
Koulibaly është lojtari i dytë që i bashkohet Chelseat këtë verë dhe ka nënshkruar kontratë katërvjeçare me skuadrën londineze.
Menjëherë pas zyrtarizimit, Koulibaly u shpreh shumë i lumtur me këtë transferim dhe e konsideroi Chelsen si njërën nga skuadrat më të mira në botë.
“Jam shumë i lumtur që jam këtu. Është një ekip i madh dhe ëndrra ime ishte gjithmonë të luaja në Premier Ligë.. Chelsea u interesua për të më marrë në vitin 2016, por ne nuk ia dolëm. Tani kur ata erdhën tek unë, unë e pranova ofertën sepse ata me të vërtetë donin që unë të vija në Premier Ligë për të luajtur për ta. Kur fola me miqtë e mi Edou dhe Jorginho, ata ma bënë zgjedhjen më të lehtë, kështu që jam shumë i lumtur që jam me ju sot”, tha Koilibaly.
Ndërsa Todd Boehly, president i Chelseat u shpreh se Koulibaly është njëri nga mbrojtësit më të mirë në botë.
“Kalidou Koulibaly është një nga mbrojtësit elitar të botës dhe ne jemi të kënaqur që po e marrim atë në Chelsea. Një lider i madh dhe një lojtar shembullor i skuadrës, Kalidou sjell një përvojë të pasur dhe atribute në skuadrën tonë dhe klubin në tërësi.”.
Raportohet se ky operacion i ka kushtuar Chelseat rreth 40 milionë euro, ndërsa lojtari do të përfitojë 10 milionë euro në sezon.
/TV Malisheva