Trajneri, Dejan Vukicevic dhe FC Feronikeli kanë ndërprerë bashkëpunimin.

Pas një bisede të trajnerit, Vukicevic dhe Presidentit të klubit, Naser Ramaj, që të dy janë dakorduar që të ndërpritet bashkëpunimi, që do të thotë se Vukicevic nuk do të jetë më trajner i FC Feronikelit, transmeton TV Malisheva.

Është e dukshme që klubi po kalon në një fazë jo të mirë dhe se ndryshimet ishin të nevojshme, prandaj edhe erdhi deri te kjo ndërprerje e bashkëpunimit.

Sidoqoftë, FC Feronikeli falënderon trajnerin, Dejan Vukicevic, për punën dhe profesionalizmin e treguar deri në ditën e tij të fundit si trajner i klubit.

FC Feronikeli do të njoftojë me kohë për pasuesin e trajnerit, Vukicevic.

Share.