Luka Modric nuk do të jetë në gjendje t’i ndihmoj Realit në ndeshjen e të shtunës kundër Valladolidit.
Mesfushori kroat është dënuar me një ndeshje moslojë nga Federata Spanjolle pas kartonit të kuq në ndeshjen kundër Celta Vigo.
Futbollisti më i mirë në Botë do të paguaj edhe 600 euro gjobë ndërsa klubi mbretëror 350 euro.
Edhe për kundër dënimit, Zidane duhet të jetë i kënaqur pasi që ky ka qenë dënim minimal.
Modric do të jetë i gatshëm në ndeshjen kundër Villarreal me 1 shtator.