Granit Xhaka nuk është më kapiten i Arsenalit.
Mesfushorit të Kombëtares së Zvicrës i është hequr shiriti i kapitenit nga trajneri Unai Emery.
Është trajneri spanjoll që ka konfirmuar se Granit Xhakës i është hequr shiriti i kapitenit.
Xhaka ishte përfshirë në një incident me tifozët në barazimin 2:2 të Arsenal kundër Crystal Palace në ‘Emirates Stadium’.
Kapiten i ri i Arsenalit do të jetë sulmuesi Pierre Emerick Aubameyang